Ditari

Ballina / Ditari / Ballkan & Botë
Dhjetë mijë ushtarë të SHBA-ve vazhdojnë misionin në Afganistan
Publikuar: 30.09.2014 - 18:01

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka thënë se marrëveshja dypalëshe për siguri, e nënshkruar sot midis SHBA-ve dhe Afganistanit, shënon një “ditë historike” për partneritetin midis dy vendeve.

Marrëveshja do t’iu lejojë afro 10,000 trupave amerikane të mbeten në Afganistan edhe pas përfundimit të misionit luftarak ndërkombëtar më 31 dhjetor të këtij viti.

Marrëveshja e sotme në Kabul u nënshkrua nga këshilltari për siguri kombëtare i Afganistanit, Hanif Atmar, dhe ambasadori amerikan, James Cunningham.

Ky zhvillim ka ndodhur një ditë pasi presidenti i ri i Afganistanit, Ashraf Ghani ka bërë betimin.

Si njofton REL, Kabuli po ashtu pritet të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme këtë javë edhe me NATO-n.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari