Sporti

Ballina / Sporti / Vendore
Federata dënon incidentet
Publikuar: 30.09.2014 - 19:00

Komiteti Ekzekutiv (KE) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) i ka dënuar ashpër incidentet e fundit që ndodhën në futbollin kosovar dhe shkaktarët e tyre, fillimisht në ndeshjen Prishtina – Vëllaznimi dhe rasti i fundit në Trepça – Prishtina.

KE i FFK-së kërkon nga Komisionet relevante që me përpikëri t’i zbatojnë aktet dhe t’i dënojnë keqbërësit. Gjithashtu, FFK u bëri thirrje klubeve që ta shtojnë nivelin e organizimit dhe të bisedojnë me grupet e tyre të tifozëve, për t’i mënjanuar këto incidente.

FFK kërkon nga Policia dhe Prokuroria e shtetit dhe gjykatat e Kosovës, që ta zbatojnë Kodin penal të Kosovës, veçmas nenin 412, i cili flet qartë dhe sanksionon të gjithë pjesëmarrësit në turmë që kryejnë vepra penale të huliganizmit dhe organizatorëve të tyre, me qëllim që të pengohen vepra të tilla në stadiumet e futbollit në Kosovë.  


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti