Sporti

Ballina / Sporti / Ndërkombëtare
Giroud vazhdon me Arsenalin
Publikuar: 30.09.2014 - 18:19

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka bërë të ditur se klubi ka arritur marrëveshje me sulmuesin Olivier Giroud, për vazhdimin e kontratës së tij në Emirates.

Giroud iu bashkua gjigantit londinez nga Montpellier dhe është një prej futbollistëve titullar te ekipi i Wengerit.

Dhe, francezi ka vendosur të shpërblejë sulmuesin me kontratë të re.

“Është marrëveshje e realizuar. Së shpejti do t’ju njoftime zyrtarisht”, deklaroi Wenger gjatë një konference për shtyp.

Me kontratën e re, Giroud do të përfitojë 80 mijë funte në javë kurse kohëzgjatja e kontratës nuk do të bëhet e ditur, për shkak të politikës së klubit nga Emirates. Giroud është aktualisht i lënduar, deri në fillim të vitit të ardhshëm. /Zëri/


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti