Ditari

Ballina / Ditari / Politikë
Deputetja gjermane Winkelmeier: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese kundërshton rregullat e parlamentarizmit
Publikuar: 30.09.2014 - 18:19

Deputetja e Bundestagut, Elizabeth Winkelmeier-Becker, në një takim të zhvilluar sot me zyrtaret e LDK-së, Vjosa Osmanin dhe Teuta Sahatçiun, ka diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë.

Deputetja e cila ka shërbyer për rreth 13 vite si gjyqtare në Gjermani, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të padrejtë dhe në kundërshtim me rregullat e parlamentarizmit në sistemin demokratik.

Sipas saj, është e pabesueshme që një Gjykatë të vijë në përfundim se ata që janë bashkuar rreth një shumice parlamentare të mos lejohen t’i formojnë institucione.

Me këtë rast, Winkelmeier ka përmendur disa raste kur edhe në Gjermani, partia që kishte marrë më së shumti vota në zgjedhje e nuk kishte pasur mundësi ta krijonte shumicën parlamentare dhe si rrjedhojë institucionet i kishin formuar ata që kanë mundur ta formojnë shumicën.

Po ashtu u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të CDU-së dhe LDK-së, si dy parti të qendrës së djathtë të anëtarësuara në EPP.


Komento
Komente (1)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me ndodhe nje gje e tille ne Perendim, kish qene e paimagjinushme. Krejt shteti ish kalle... Por "cdo popull, meriton Qeverine qe ka".
Plisat
rekomanduar (2)
30 Sep 2014
21:50
 
Me shume nga Ditari