Sporti

Ballina / Sporti / Ndërkombëtare
Pelle përforcon Italinë
Publikuar: 30.09.2014 - 21:00

Sulmuesi i Southamptonit, Graziano Pelle, do të shpërblehet për paraqitjet e tij fantastike deri më tani gjatë këtij sezoni, duke u ftuar nga selektori, Antonio Conte, në Kombëtaren e Italisë për ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Azerjabxhanit dhe Maltës.

Ish-sulmuesi i Parmës dhe Sampdorias ka shpërthyer në Angli dhe duket se ka hyrë në konsideratën e selektorit të ri të Azzurrëve.

Sipas mediave italiane, Conte planifikon ta ftojë Pellen për ballafaqimet e ardhshme miqësore, kurse me të në skuadër mund të përfshihet edhe përforcimi i ri i Liverpoolit, sulmuesi Mario Balotelli.

Conte nuk e ka ftuar Balotellin në ndeshjet e tij të para në detyrë. /Zëri/


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti