Sporti

Ballina / Sporti / Ndërkombëtare
Presion ka në Irak, jo në futboll
Publikuar: 30.09.2014 - 23:20

Portieri i Liverpoolit, Simon Mignolet, ka përfunduar në qendër të kritikave. Belgu ka pranuar 12 gola në tetë ndeshje të sezonit të ri dhe është kritikuar për paraqitjet e tij. Mirëpo, ai ka insistuar se nuk ndihet nën presion.

Madje, Mignolet ka dhënë një përgjigje interesante. “Çka është në të vërtetë presioni? Presioni është ajo që ndodh tani në Irak, atje ku luftohet. Ai është presion”, deklaroi Mignolet.

Në opinion ende flitet se në Anfield mund të transferohet Victor Valdes, i cili është i lirë, por Mignolet nuk i kushton rëndësi spekulimeve.

“Nëse do të interesohesha për secilin futbollist që spekulohet me transferim në Liverpool, sot në fushë do të kishim një skuadër krejt tjetër. Çdo fundjavë do të kishim njëmbëdhjetë futbollistë të ndryshëm. Sigurisht, kur jeni anëtar i një klubi të madh duhet t’i pranoni gjërat ashtu siç janë, asgjë tjetër nuk të intereson. Sa më përket mua, punoj shumë, stërvitem, angazhohem në mënyrë që të ftohem dhe të përmirësohem nga java në javë”, u shpreh ai. /Zëri/


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti