Sporti

Ballina / Sporti / Ndërkombëtare
Man Utd, miqësore në mesjavë
Publikuar: 30.09.2014 - 18:25

Manchester United është duke konsideruar mundësinë e aranzhimit të ndeshjeve miqësore jashtë Anglisë, në mesjavë, ka thënë njëri prej drejtorëve të klubit.

Mungesa në Ligën e Kampionëve mund t’i kushtojë Unitedit me më tepër se 40 milionë funte.

Dhe, drejtori, Richard Arnold, ka thënë se klubi është duke shqyrtuar mundësinë e caktimit të miqësoreve jashtë vendit për të kompensuar humbjet financiare.

Eliminimi i hershëm nga League Cup nënkupton se United do t’i zhvillojë vetëm tri ballafaqime të tjera në mesjavë gjatë gjithë pjesës së mbetur të sezonit, të gjitha në Premierligë. United e përfundoi sezonin e shkuar në pozitën e shtatë në Premierligë. /Zëri/


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51