Ditari

Ballina / Ditari / Shoqëri
Qeveria turke financon radikalizmin islam në Kosovë?
Publikuar: 30.09.2014 - 18:29

Sipas një opinionisti të gazetës turke, “Todays Zaman”, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka lejuar hapjen e një medreseje të financuar nga Turqia me mbështetjen direkte të Bilal Erdoganit, djalit të tash presidentit turk, Rexhep Erdogan.

Medreseja është ndërtuar nga Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) që udhëhiqet nga Imami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Husamedin Abazi i cila me mbështetje të djalit të Erdoganit, për këtë projekt kishte marrë 1.5 milionë dollarë fonde nga Murat Ulker.

AKEA së fundi ka mbyllur objektin e saj gjigand që e ka në periferi të Prishtinës ndërsa në derën e objektit e ka vendosur lajmin se aktiviteti i saj është pezulluar përkohësisht pa dhënë arsye pse është marrë ky vendim, transmeton Indeksonline.
Shkrimet e publikuar te “Today’s Zaman” sqarojnë në detaje financimin e organizatës që është degë e Vëllazërisë Myslimane nga Agjencia shtetërore Turke të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit (TIKA).

Sipas gazetës turke AKEA është mbyllur ‘për shkak të lidhjeve të dyshuara me Shtetin Islamik në Siri dhe irak dhe grupin Al Nusra në Siri”.

Gazeta kujton edhe një ngjarje të pakëndshme që iu ka ndodhur autoriteteve të Kosovës në vitin 2012 me ish ministrin e jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, i cili tani është kryeministër i Turqisë pas zgjedhjës së Erdoganit President i Turqisë.

“Në vitin 2012, Davutoglu zhvilloi një vizitë të rëndësishme në Kosovë duke inauguruar edhe hapjen e Fondacionit “Yunus Emre”. Ishte muaj Ramazani, ai ishte i ftuar nga autoritetet shtetërore kosovare por zgjodhi që të hante darkë pikërisht tek zyrat e AKEA-s pavarësisht se këto autoritete por prisnin diku tjetër për vijimin e programit zyrtar”, thuhet në “Today’s Zaman”, transmeton Indeksonline.

Në fakt qeveria turke ka rindërtuar dhe pajisur zyret e AKEA-s në vitin 2009, ndërsa autori i opinionit të Emre Uslu shtron pyetjen “pse është e interesuar TIKA (Agjenci qeveritare turke) të mbështesë këtë organizatë që mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm për lidhjet e saj me grupet radikale..?

Në një shkrim paraprak me të njëjtin autor, thuhet se AKEA e hoxhës së BIK-ut të Husamedin Abazi i cili është trajnuar në Riad të Arabisë Saudite, është krijuar në vitin 2004.

Imami i BIK-ut, Abazi së bashku me figurat e tjera me të cilat është i lidhur ai, Behar Avdiu, Nhari Toska, Bashkim Mehani, Ilir Xhoxhaj dhe Ilir Gashi janë të lidhura ngushtë në një mënyrë apo tjetrën me partinë e Rexhep Erdoganit, AKP apo organizatat e afërta me këtë subjekt politik turk.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari