Zip

Ballina / Zip / Jeta
Galaxy Note 4, klientët ankohen për dizajnin
Publikuar: 30.09.2014 - 18:42

Pas raportimeve të fundit mbi iPhone 6 Plus-in, ku thuhet se është deformuar gjatë kohës që ka qenë në xhepat e përdoruesve

Shumë kompani, përfshirë këtu edhe Samsung-un, e përdorën këtë rast për të ironizuar kompaninë Apple.

Tani, si duket është radha e Samsung-ut që të përballet me kritika të tilla, sepse sipas një raporti të ri, edhe Samsung Galaxy Note 4 nuk është pa probleme.

Në qytetin e Koresë së Jugut, ku Galaxy Note 4 ka dalë në shitje së fundmi, shumë përdorues kanë filluar të kritikojnë Samsung-un në lidhje me kualitetin e pajisjes.

Ata ankohen se pjesa ndërmjet kasave të telefonit dhe ekranit është shumë e madhe, dhe përdoruesit mund të fusin aty edhe një kartë krediti, siç mund ta shihni edhe në foton e mësipërme.

Kjo bën që telefoni të duket shumë keq, për mos përmendur se boshllëku i madh bën që të futet pluhur dhe ujë tek telefoni, duke çuar kështu në prishjen e tij.

Samsung është informuar mbi çështjen dhe po punon për rregullimin e tij para se ky telefon të dalë në tregun mbarëbotëror.

Sprint po pranon aktualisht porositjet për këtë telefon, i cili do të tregtohet më 17 tetor.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Zip
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51