Ditari

Ballina / Ditari / Ballkan & Botë
Edhe një video, propaganduese (Video)
Publikuar: 30.09.2014 - 19:22

I ashtuquajturi “Shteti Islamik” ka publikuar edhe një video tjetër propaganduese në internet, të tretën me fotografin britanik, John Cantlie , të zënë peng në Siri në fund të vitit 2012 nga grupi terrorist “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit (ISIL).

Videoja , e cila zgjat pak më shuam se pesë minuta, përcjell mesazhin e “Shtetit Islamik” përmes fotografit britanik, i cili në videon e parë e ka bërë të ditur se jeta e tij është në rrezik, se nuk flet në emër të tij, por të “Shtetit Islamik”.

Cantlie komenton fjalimin e presidentit amerikan, Barack Obama, të bërë me 11 shtator 2014, në përvjetorin e sulmeve terroriste të Al Qaedas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se “ky fjalim ishte një skenar për të treguar se “Amerika është e mirë, Shteti Islamik është i keq, dhe se s’ka zgjidhje tjetër veç sulmeve ajrore...”.

Fotografi britanik ishte marrë peng në fillim të vitit 2012, pastaj ishte liruar dhe ishte kthyer në Britani.

Por në fund të vitit ishte kthyer sërish në Siri, ku sërish ishte kapur peng, dhe tashti i kanoset fati i keq i dy kolegëve të tij amerikanë dhe një punëtori humanitar britanik, të cilët u vranë javë më parë brutalisht, me prerje koke.

Krimet e tmerrshme ndaj civilëve, të krishterë dhe myslimanë shiitë të militantëve sunitë të ISIL-it, grup terrorist që shpalli “Shtetin Islamik” në muajin korrik, në territoret e pushtuara në Siri dhe Irak, kanë shtyrë Shtetet e Bashkuara të ashpërsojnë qëndrimin dhe të marrin veprime konkrete në luftën kundër terrorizmit.

Kështu, të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara, rreth 50 shtete, në mesin e tyre edhe dhjetë shtete arabe, po kryejnë sulme ajrore kundër militantëve dhe caqeve tjera të “Shteti Islamik”, me qëllim që t;iu ndihmohet forcave qeveritare në Irak dhe atyre kurde në Siri, për të shkatërruar kalifatin e ISILI-it.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari