Ditari

Ballina / Ditari / Shoqëri
Babai i gjilanasit 17 vjeçar të vrarë: Ju lutem mos shkoni të Siri
Publikuar: 30.09.2014 - 19:29

Melos Kosumi nga Gjilani ka humbur jetën gjatë luftimeve në Siri. Familja ka hapur dyert për ngushëllime, ndërsa besonte se djalin e kishte në Turqi.

Selami Kosumi nga Gjilani para dy ditësh është njoftuar se djali i tij i vetëm, Melosi, 17 -vjeçar, është vrarë në Siri.

Shpesh i tradhtuar nga emocionet, Selamiu mundohet të rrëfejë se si para një viti Melosi kishte vazhduar shkollimin e mesëm në Turqi dhe shpesh nga mërzia ai ishte kthyer për vizitë në Kosovë, raporton KTV.

Edhe kohën e fundit ai thotë se kanë folur vazhdimisht në telefon, mirëpo gjithmonë duke menduar se djali gjendet në Turqi.

Një telefonatë e para dy ditëve nga Siria, e një personi që Selamiu thotë të mos e ketë ditur kush ishte, ia ka kumtuar lajmin për vdekjen e Melosit.

Ai thotë se Melosi ishte djalë i sjellshëm dhe i suksesshëm në shkollë dhe nuk e përjashton mundësinë që dikush ka ndikuar në djalin e tij që ai t’i bashkohet luftës në Siri.

Por, megjithatë lutet që ky të jetë i fundit kosovar që vritet në luftën e Sirisë.

Derisa vazhdimisht është bërë thirrje nga të gjitha instancat shtetërore e fetare që të mos i bashkohen këtyre luftërave, deri më tash janë dhjetëra të rinj shqiptarë që janë vrarë në Siri dhe Irak./koha.net/


Komento
Komente (1)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Ngushellime prinderve dhe familjareve te tjere per vrasjen e Melosit ne Siri . Une deshiroi qe Melosi i ndjere te jete viktima e fundit shqiptare qe vrahet ne dhe te huaj , perkatesisht atje ne Siri dhe qe shkojne per te luftuar ne ate vend te nemur e qe shume prinde shqiptare nga trojet tona etnike mbeshtolli me te zi .
Kuki
rekomanduar (1)
01 Oct 2014
08:47
 
Me shume nga Ditari
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51