Ditari

Ballina / Ditari / Politikë
Formimi i institucioneve, domosdoshmëri
Publikuar: 30.09.2014 - 19:39

Jahjaga ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përgjegjësinë e tyre në zgjidhjen e çështjeve brenda Kuvendit të Kosovës.

Presidentja Atifete Jahjaga, ka përsëritur edhe sot në takim me udhëheqësit e partive politike të komuniteteve, se konstituimi i institucioneve është domosdoshmëri për t’i çuar përpara proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar sot udhëheqësit e partive politike të komuniteteve për ta diskutuar çështjen e krijimit të institucioneve të vendit. Presidentja Jahjaga në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese, si garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve dhe faktor i unitetit të popullit, në takimet me udhëheqësit e partive politike parlamentare të komuniteteve, ka theksuar se konstituimi i institucioneve të Kosovës është domosdoshmëri për të çuar përpara proceset nëpër të cilat po kalon vendi”, është thënë në komunikatën e Presidencës.

Sipas kësaj komunikate, presidentja Jahjaga ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përgjegjësinë e tyre në zgjidhjen e çështjeve brenda Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe në respektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Presidentja Jahjaga ka theksuar se komunitetet janë pjesë përbërëse e institucioneve të Kosovës dhe roli tyre konstruktiv është i domosdoshëm për institucione të qëndrueshme.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari