Ditari

Ballina / Ditari / Shoqëri
Alma Lamën e kërcënojnë me vrasje (Foto)
Publikuar: 30.09.2014 - 20:20

Deputetja e LDK-së, Alma Lama, pas publikimit të artikullit “Qeveria turke po e financon radikalizmin islam në Kosovë!”, në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka marrë kërcënime me vrasje, shkruan “Zeri.info”.

Ka qenë njëri prej komentuesve i cili e ka kërcënuar deputeten Lama me vrasje, e ky kërcënim nuk është i pari për të, pasi që vetë Lama ka deklaruar se publikisht është kërcënuar shumë herë.

Mirëpo, ajo çfarë duhet theksuar është se, qytetarët e kërcënojnë Lamën publikisht dhe organet shtetërore nuk ndërmarrin asgjë.

Madje Lama për shkak të daljes publike kundër islamit radikal, shpesh herë është kërcënuar me vrasje, gjë që është dashur të angazhoj edhe sigurim privat. /Zëri/


Komento
Komente (2)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
te lumt Alma mos u tut prej ktyne mjekrroshave se qeni qe leh nuk te han
abaz
rekomanduar (2)
01 Oct 2014
09:53
 
A shtet o shtet i poshter me dal e me kercenu njerin publikisht me vrasje e mos me ndermarr kurgje kjo ndodh veq ne ndonje shtet te poshter (xhungel)
Xhevat(CH)
rekomanduar (2)
01 Oct 2014
07:13
 
Me shume nga Ditari