Ditari

Ballina / Ditari / Politikë
Sahatqija: Brovina po sillet si zëdhënëse e PDK-së në Kuvend
Publikuar: 30.09.2014 - 20:44

Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqija, anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti dhe sekretari Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në emisionin Rubikon të KTV-së kanë debatuar lidhur me situatën e krijuar dhe ngërçin politik dhe institucional.

Xhavit Haliti ka këmbëngulur PDK-së, si parti fituese e zgjedhjeve, i takon të zgjedh kryeparlamentarin duke mos lënë mundësi që Blloku VLAN të nominojë kandidatin e saj.

Zgjidhjen e situatës së krijuar ai e sheh në një marrëveshje në mes liderëve të partive poltike.

Ndërsa, Teuta Sahatqija, ka thënë se kemi një situatë të re, me të cilën nuk është përballur deri tash Kosova, por situata të ngjashme ka pasur ne vende të tjera, kur Qeverinë e kanë krijuar partitë që nuk kanë dalë të parat në zgjedhje.

“PDK nuk i ka mbi 50 për qind të votave që ta krijojë qeverinë. Në situatën që jemi, e kemi një parti që ka 30 për qind karshi subjekteve politike që kanë 70 për qind të votave”, tha Sahatqija.

Vendimi i Kushtetueses thotë se zgjidhja duhet të gjendet ne Kuvend, por, sipas saj, kryesuesja e Kuvendit nuk po lejon debat.

“Flora Brovina po sillet në Kuvend si zëdhënëse e PDK-së, e cila nuk po lejon debat. Pra PDK e ka uzurpuar Kuvendin dhe nuk po lejon debat”, tha ajo.

Molliqaj tha se PDK-ja seriozisht e ja kapur shtetin.

“Të gjitha partitë e tjera po takohen mes vete dhe kanë bashkëpunim të fuqishëm, por nuk ka vullnet për bashkëpunim me PDK-në dhe këtë duhet ta kuptojë kjo parti dhe të shkojë në opozitë”, tha Molliqaj. 


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51