Sporti

Ballina / Sporti / Vendore
Ministria, plus 500 mijë euro në stadiume
Publikuar: 30.09.2014 - 21:24

Kanë nisur punimet për renovimin e shtigjeve të atletikës në Stadiumin Olimpik Adem Jashari në Mitrovicë.

Për këtë Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit ka ndarë rreth 340 mijë euro dhe ne besojmë se do të kryhen sa më shpejt.

Ky nuk është investimi i parë në këtë stadium. Më herët MKRS ka ndarë rreth 800 mijë euro për renovimin e stadiumit, ku ishin përshirë ulëset, zhveshtoret dhe aspekte të tjera.

Në këtë stadium ishte luajtur edhe loja e parë miqësore ndërkombëtare e Kosovës në Futboll, kundër Haitit.

Përveç kësaj, MKRS ka vazhduar me investime në stadiumet e Kosovës. Në ditët në vazhdim do të fillojnë punimet në renovimin e stadiumit të qytetit në Vushtrri.

Për renovime në këtë stadium MKRS ka ndarë rreth 160 mijë euro. Në këto kryesisht do të investohet në rregullimin e tribunave.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti