Ditari

Ballina / Ditari / Politikë
Nervozohet Xhavit Haliti (Video)
Publikuar: 30.09.2014 - 21:28

Xhavit Haliti nga PDK është nervozuar përballë zyrtarëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Ai ka thënë se "është e pakuptueshme se si partitë bashkëpunojnë ndërmjet vete për hirë të parimeve".

Këtu ka përmendur se si "nuk ndodhë që një ministër i PDK-së të jetë i korruptuar e një i LDK-së të jetë i pakorruptuar.

"Duhet të jemi të qartë, se a duam të shkojmë në zgjedhje të reja. Mundësitë janë të ndryshme. Në asnjë vend ku ka demokraci, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nukd iskutohet, për ata është krijuar Gjykata Kushtetuese. Nuk ka mundësi që një ministër i PDK'së të jetë i korruptuar dhe një i LDK-së të mos jetë i korruptuar", ka thënë Haliti në "Rubikon" të KTV-së.

Haliti në një moment e ka akuzuar LDK'në si parti gjysëm anarkiste.

Ndërkaq e ashpër përballë tij, ka qenë Teuta Sahtqija e LDK-së, e cila ka thënë se PDK nuk e ka shumicën.

"PDK nuk e ka shumicën sepse ndryshe nuk do ta kishte vështirësinë e krijimit të institucioneve", ka thënë ajo.




Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51