Kronika e zezë

Ballina / Kronika e zezë / Kronika e zezë
Dyshohet se maturanti gjilanas gjeti vdekjen derisa ecte në gjumë (Video)
Publikuar: 30.09.2014 - 21:33

Shkoi në ekskursion në Shqipëri si maturant, por një veti që kishte në gjumë, Blend Selmanit ia mori jetën. Dyshohet se 17 vjeçari ra nga ballkoni i një hoteli në Durrës duke ecur në gjumë.

Bekim Kryeziu, profesor i historisë në gjimnazin "Zenel Hajdini" që ishte me nxënësit tregoi çfarë ndodhi.

"Si çdo natë jam munduar të mos na ndodh ndonjë e keqe. Diku në një lartësi prej 2-3 metrash kam parë se një person binte në tokë", tha ai për Klan Kosova.

Kreziu bëri me dije se natën e aksidentit nuk u pa e as nuk u dëgjua diçka e pazakontë nga dhoma ku flinte viktima.

Drejtori i gjimnazit Bekim Mustafa, tha se nxënësit u vendosën nëpër dhoma rreth mesnatës kur sipas tij mbaroi orari i argëtimit.

Megjithatë, ai tha se i ndjeri, me gjasë është zgjuar nga gjumi dhe pa u kthjelluar ra nga ballkoni.

"Ai me shokë ka qenë, edhe a u zgju jerëm s'kemi pasë informata që ai mundet me u qu jerëm", tha ai.

Familjarët e Blendit thanë se ai ishte shumë i gëzuar kur u nis në ekskursion.

"Unë e kam qu me kerr deri te autobusat, kur e morëm prom lajmin në orën 3:30 të natës, thanë i ka thy dy këmbët. Kur shkum na ai veç ke i vdekt", tha agja i Blendit, Fatos Selmani.

Trupi i viktimës arriti në Gjilan të martën ndërsa varrimi i tij bëhet të mërkurën.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kronika e zezë