Ditari

Ballina / Ditari / Politikë
Presidentja kërkon marrëveshje
Publikuar: 30.09.2014 - 22:04

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga po përgatit raundin e ri të bisedimeve me liderët e subjekteve politike, për të gjetur një zgjidhje që do ta nxjerrë vendin nga kriza.

Ndërkohë që në takimet e fundit, Jahjaga i ka dëgjuar liderët teksa i kanë prezantuar qëndrimet e tyre, në raundin e ri ajo do të kërkojë prej tyre, që konform Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës, të japin propozimet apo të bëjnë kompromiset për të gjetur një zgjidhje.

Burime të Top Channel kanë treguar se Presidentja nuk do të bëjë ndonjë propozim në këtë fazë, por do të kërkojë që vetë krerët e subjekteve të merren vesh dhe të gjejnë zgjidhjen bashkarisht.

Mësohet se Partia Demokratike e Kosovës është e para, që do të ofrojë kompromiset e saj për të synuar gjetjen e partnerëve për të formuar institucionet.

Ndërsa nga Blloku paszgjedhor nuk ka sinjale, nëse mund të ketë lëshime. Presidentja vijoi të martën paradite takimet me partitë parlamentare, ku ka takuar përfaqësuesit e minoriteteve.


Komento
Komente (3)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
per mu kjo presidente nuk ka Koh se asht ka mendon tjera sende se kjo tish e arsyshme kish mar masa me heret edhe kjo puna asht me vota nese ne parlament shkohet si pas regullave dihet po ktu asht vetem e vetem me shty sa ma shum se presidentja e din se si ka ardhe ne ket fotele edhe duhet ta shty sa ma shum SE FOTELJA E BUT EDHE FITIM E SHETITJE SATE DUSH
tung
rekomanduar (2)
01 Oct 2014
09:20
 
Presidentja vie nga policia, keshtu qe nuk e din operacionin e mbledhjes e as te perqindjes.
dz
rekomanduar (2)
01 Oct 2014
09:06
 
Eshte ber marveshja ndermjet partive dhe eshte krijuar koalicioni V.L.A.N dhe ky koalicion V.L.A.N i posedon numerat e mjaftueshem per te krijuar qeverine.
Oxhak
rekomanduar (6)
30 Sep 2014
22:36
 
Me shume nga Ditari