Zip

Ballina / Zip / Jeta
Vajza e quajtur ISIS kërkon ndalimin e përdorimit të emrit
Publikuar: 30.09.2014 - 22:18

Një familje po bën thirrje që njerëzit të ndalojnë së thirruri ‘ISIS’ grupin islamik të terrorit, për të evituar keqkuptimin me emrin e bijës së tyre 8-vjeçare.

Frank dhe Sheridan Leskien, nga Sidnej e kanë quajtur bijën e tyre Isis, sipas emrit të perëndeshës egjiptiane që portretizohet si grua dhe nënë shembullore, padrone e natyrës dhe magjistare.

Tani ky emër është lidhur me organizatën e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri (ISIS), të cilët kanë marrë përgjegjësinë e prerjes së kokës së disa qytetarëve britanikë dhe amerikanë në kamera.

Prindërit e ISIS-it u kanë bërë apel mediave dhe publikut të ndalojnë përdorimin e emrit për grupin e terrorit, pasi ai zotërohet nga qindra gra e vajza. 'Është një emër shumë i bukur që ne mezi e gjetëm.

Perëndesha Isis është e dashur dhe e kujdesur”, tha Leskien për mediat australiane, duke shtuar se tani njerëzit po distancoheshin prej tyre.

‘Kjo po dëmton familjen time njerëzit nuk duan t’ia dinë më, është shkatërruese,' tha ai.

Gjithashtu vajza të vogla të vogla në Shtetet e Bashkuara po përballen me reagime negative në shkollë dhe në vendet e punës, për shkak të emrit të tyre ISIS, e madje duke u quajtur terroriste.

'Këta vrasës nuk duhet të kishin marrë si akronim emrin e mijëra grave e vajzave, por ka ende kohë për ndryshimin me emra të tjerë më të përshtatshëm’, shprehej Isis Martinez, e cila ka nisur një peticion për ndryshimin e emrit të grupit terrorist në anglisht, duke mbledhur deri tani 33,000 firma.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Zip
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51