Sporti

Ballina / Sporti / Ndërkombëtare
Pëson Barcelona (Video)
Publikuar: 30.09.2014 - 22:40

Barcelona pësoi golat dhe humbjen e parë në sezonin e ri. Skuadra e Luis Enriques u mposht me rezultat 3:2 në udhëtim te Paris Saint-Germain, në kuadër të xhiros së dytë të ndeshjeve në Grupin F të Ligës së Kampionëve.

Golit të David Luizit iu përgjigj Lionel Messi, mirëpo, vendasit shkuan në pushim me avantazh pas shënimit të mesfushorit Marco Verratti. Blaise Matuidi realizoi golin e tretë për kampionin e Ligue 1, në minutën e 54-të, por pothuajse në aksionin pasues Barcelona u kundërpërgjigj me Neymarin.

Në vazhdim nuk pati më gola edhe pse mysafirët lehtë kanë mundur të nxjerrin një barazim. Në duelin tjetër, Ajax barazoi në udhëtim te APOEL, me rezultat 1:1. Kryendeshja e Grupit E mes Manchester Cityt dhe Romës nuk pati fitues.

Golit të Sergio Agueros nga penalltia iu kundërpërgjigj Francesco Totti. Kurse, një gol nga penalltia i realizuar nga Thomas Muller në minutën e 22-të, i mjaftoi Bayern Munichut të fitojë 1:0 në udhëtim te CSKA Moska.

Në grupin G, Chelsea fitoi 1:0 si mysafire e Sportingut me golin e Nemanja Matic, kurse Schalke barazoi me Mariborin 1:1. Bilbao humbi në udhëtim te Bate 2:1, kurse Shakhtari barazoi me Porton 2:2, në Grupin H.

Grupi E
CSKA – Bayern M 0:1
Man City – Roma 1:1

Grupi F
APOEL – Ajax 1:1
PSG – Barcelona 3:2

Grupi G
Schalke – Maribor 1:1
Sporting – Chelsea 0:1

Grupi H
BATE – Bilbao 2:1
Shakhtar – Porto 2:2


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti