Ditari

Ballina / Ditari / Politikë
Kusari Lila: Kam qeshë me supozimin për kryeministre konsensuale, unë kam përgjegjësi për votuesit e Gjakovës
Saranda Rama Publikuar: 30.09.2014 - 23:00

Ndër emrat e supozuar për kryeministër konsensual ditëve të fundit është edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

Mirëpo për një gjë të tillë Kusari Lila thotë se as që bëhet fjalë derisa qytetarët e komunës së Gjakovës ia kanë dhënë votën për të udhëhequr komunën e tyre.

Madje me një supozim të tillë thotë se ka qeshur.

“E kam dëgjuar me të thënë të drejtën mua po më duket pak qesharake kur po diskutohet për kryeministrin konsensual kushdo që të jetë për arsye se ne kemi kaluar për një proces që mendohet të jetë demokratik dhe tash po diskutohen gjëra që ta japin një bindje që në Kosovë dhe në politik ndodhin çudira dhe mrekulli dhe nuk ka nevojë që të kalojmë më në zgjedhje sepse kushdo mundet të bëhet kryeministër”, ka thënë Kusari Lila për “Zëri”.

Pozitën të cilën e ka thotë se nuk është një punë e thjeshtë në të cilën ke konkurruar dhe je pranuar por punë me përgjegjësi që të është besuar nga qytetarët.

“Për mua është tepër e rëndë edhe të filloj të mendoj për këtë punë dhe kushdo që e thotë duhet të ketë argumente shumë të forta ose duhet të jetë një elaborim i cili duhet ti arsyetoj 25 mijë vota të banorëve të komunës së Gjakovës që të vij ku jam dhe t’i zgjidhi problemet të cilat janë shumë të rënda. Ndoshta në nivel të Kosovës problemet janë më të mëdha por në nivel të komunës së Gjakovës nuk janë pak. Unë lidhur me këtë supozim që ka nisë disa ditë unë vetëm kam qeshë për arsye se postin të cilin e kam nuk është vetëm një vend pune në të cilin kam konkurruar dhe jam pranuar por është peshë dhe përgjegjësi shumë e madhe duke i ditë edhe vetë emocionet që është krijuar me këtë post”, ka shtuar ajo.

Ndërsa çështjen e kryeministrit konsensual Kusari Lila e sheh si të panevojshëm pasi që sipas saj ka zgjidhje me këto subjekte politike që janë pjesë e Kuvendit.

“Asgjë nuk është sa i përket një procesi demokratik, është emergjente, dalje nga kriza, nuk më duket se vendi është në asi gjendje që të bëhen ndërhyrje të tilla. Po besoj se do të ketë forcë të dilet nga ky ngërç politik në kuadër të subjekteve që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, ka përfunduar Kusari Lila.


Komento
Komente (4)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Eshte vertet e pamoralshme se si perpiqeni me gjaja thashetheme jo ekzistuese qe eventualisht te ja rritni pazarin vetes! Jo, jo zonja Kusari, nuk jeni ju kurrfar zgjidhje, ju jeni vet problemi. Paaftesia juaj per te udhehequr diqka u pa ne ministrin qe ju udheheqet e tani edhe si kryetare e komunes se Gjakoves. Bile, bile tani edhe xhokerin tuaj si "gjakovare" e shpenzuat e pergadituni kadale te shkoni ne pluhurin e harreses politike!
Beqa
rekomanduar (7)
01 Oct 2014
09:20
 
Ndalë ngadalë po na vjenë behari...Vetëm dhe vetëm qytetërimi e shpëton Kosovën! Dhe asnjë herë këtë mundësi nuk do ta ketë katundaria!? Jo me "neurozë apo xhelozi" sepse këto punë i rregullojnë "frekuencat" jashta atarit fshatarë!
yzil prizren
rekomanduar (1)
01 Oct 2014
02:02
 
Zonje e madhe.Krenar me ty kryetare.
GJK
rekomanduar (15)
30 Sep 2014
23:48
 
Te lumte Kryetare...veq vazhdo ne ekipin tend rrugen e drejte qe ke nisur ne Gjakove se pas 4 vjeteve me vota ke mi marre Kosoven nen udheheqje.
Gjakovari
rekomanduar (10)
30 Sep 2014
23:08
 
Me shume nga Ditari