Zip

Ballina / Zip / Yjet
Vjen paralajmërimi i “Tak3n” (Video)
Publikuar: 30.09.2014 - 23:37

Në YouTube është publikuar paraqitja e parë e shkurtër e vazhdimit të tretë të filmit “Taken”, i cili kësaj radhe quhet “Tak3n”.

Rolin kryesor sërish e luan Liam Neeson (Bryan Mills – agjenti i pensionuar, të cilit ia bëjnë grackë një vrasje dhe ai duhet të ikë nga autoritetet amerikane dhe grupet mafioze nga Evropa).

Xhirimet janë bërë në Kaliforni, Francë dhe Spanjë, ndërsa krahas tij, rolet i përsërisin edhe Maggie Grace dhe Famke Janssen, ndërsa aktorët e rinj të përfshirë janë Forest Whitaker, Dougray Scott dhe Sam Spruell.

Neeson më herët ka thënë se ky do të jetë edhe vazhdimi i fundit i filmit, i cili në dy vazhdimet e para ka pasur temë mafinë shqiptare.

Filmi “Tak3n” do të nisë shfaqjen në kinema nga janari i vitit 2015. /Telegrafi/


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Zip
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51