Zip

Ballina / Zip / Jeta
Kush preferon macet është më inteligjent se ata që preferojnë qenin
Publikuar: 01.10.2014 - 00:12

Këtë sigurisht që nuk e thonë ata që praktikisht duan dhe preferojnë të mbajnë macet, por një studimi i Carroll Universitety në Wisconsin që është botuar edhe në Daily Mail.

Sipas studiuesve amerikanë kjo nuk ka të bëjë vetëm me inteligjencën, por edhe me ndjeshmërinë dhe te qenit më mendje hapur se sa ata që duan qentë.

Gjithsesi, në këtë pike do të duhet të ndalemi dhe të nënvizojmë se edhe ata që duan qenin kanë vlerat e tyre, janë me vitalë, ekspansiv dhe më shumë të rregullt.

Por studiuesit nuk kanë arritur ende të zbulojnë shkaqet që çojnë në të tilla përfundime dhe deri tani ato besohet se lidhen me tendencën e njeriut për të qenë me pranë atyre që i ngjajnë më shumë, sikurse disa të tjerë e lidhin me ambientin ku pronaret respektivisht të qenit ose të maces jetojnë.

Megjithëse të mbash një qen është më e lodhshme se sa të mbash një mace, gjashtë në dhjetë të pyetur preferonin të kishin njërën prej tyre në shtëpinë e tyre.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Zip