Ditari

Ballina / Ditari / Politikë
Haradinaj: Flora, mos ik nga seanca
Fadil Sertolli Publikuar: 01.10.2014 - 07:48
Foto: Laura Hasani

Seanca konstituive e 2 tetorit nuk pritet të sjellë risi sa i përket tejkalimit të ngërçit politik në vend. Derisa PDK-ja shpreson në “kthjelljen” e deputetëve të Bllokut VLAN, këta të fundit presin që pas dështimit të PDK-së t’u jepet mundësia atyre që të votojnë tashmë për kandidatin e tyre, Isa Mustafa. Megjithatë, përfaqësues të VLAN-it kanë lënë të kuptohet se në seancën e 2 tetorit ata kanë planin “B”.

I nominuari për kryeministër nga ana e Bllokut, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar çdo mundësi që vendi të shkojë në zgjedhje duke thënë se Blloku e ka planin për seancën konstitutive të 2 tetorit. Ai ka thënë se PDK-ja e ka të drejtën vetëm të propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, e nëse dështon atëherë duhet që të lejohet debati në Kuvend. “PDK-ja e ka të drejtën vetëm të propozimit, por i zgjedhur është ai që merr shumicën. Me rëndësi është që nuk ka zgjedhje. Nga debati jam i bindur se do të dilet nga zgjidhja. Andaj, plan në Kosovë ka vetëm shumica parlamentare”, ka thënë ai.
Ai shpreson se kësaj radhe kryesuesja, Flora Brovina, nuk do të ikë nga seanca siç ka bërë herën e kaluar, por do të qëndrojë në sallë deri në fund.

Edhe sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se Blloku kësaj radhe do të kërkojë debat në seancë, duke thënë se kanë një plan konkret se si do të veprojnë nëse nuk u lejohet debati i kërkuar.

“Në rast se kryesuesja e seancës vepron si herën e kaluar dhe nuk e lejon debatin atëherë ka elemente të tjera të cilat do t'i shihni gjatë seancës ose menjëherë pas saj. Kemi një plan shumë të detajuar se si do të veprojmë, nëse vazhdon keqpërdorimi i detyrës nga Flora Brovina, si kryesuese e seancës”, ka thënë Beqiri.

Kurse, Visar Ymeri nga “Vetëvendosje”, ka thënë se Kuvendi duhet të debatojë gjatë seancës së 2 tetorit. “Qëndrimet tona nuk kanë ndryshuar. Ne mendojmë që domosdoshmërisht seanca duhet të ketë debat. Duhet të lejohet që deputetët të debatojnë sepse aty është edhe zgjidhja e situatës. Moslejimi i këtij debati dëshmon uzurpimin e institucioneve nga PDK-ja. Ne jemi shumicë parlamentare që e kemi zgjidhjen e këtij ngërçi, por që nuk po na lejohet nga PDK-ja që e ka kapur shtetin”, ka thënë Ymeri.


Komento
Komente (1)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Flora te mos hike nga Kuvendi mire e ke . Por ti duhet te hikesh edhe nga Parlamenti dhe Politika Kosovare .
Dushi--- Frankfurt
rekomanduar (5)
01 Oct 2014
08:57
 
Me shume nga Ditari
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51