Ditari

Ballina / Ditari / Shoqëri
EULEX-it, krimet e luftës
Albert Ahmeti Publikuar: 01.10.2014 - 08:10
Foto: Laura Hasani

Mandatimi i EULEX-it nga Bashkimi Evropian, që të merret edhe me rastet që mund të procedohen për gjykim jashtë territorit të vendit, i ka dhënë sinjal të qartë Kosovës se themelimi i Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovës është prioritet përkundër vonesave në krijimin e institucioneve si pasojë e krizës politike në vend.

Këtë vendim e morën të hënën shefat e diplomacisë evropiane, me të cilin EULEX-it i jepet mandat për të mbështetur rivendosjen e proceseve gjyqësore që do të rezultojnë nga hetimet e Task Forcës Speciale të cilën e udhëhoqi prokurori amerikan, Clint Williamson. Me këtë vendim hapen rrugët edhe për krijimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte ku sipas paralajmërimeve do zhvillohen gjykimet në lidhje me krimet që janë kryer bazuar në aludimet e senatorit Dick Marty..(Shkrimin e protë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës zëri)


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari