Ditari

Ballina / Ditari / Shoqëri
Rektori kërkon bashkëpunëtorë
Anita Kadriu Publikuar: 01.10.2014 - 08:12
Foto: Laura Hasani

Pesë prorektorë do të ketë Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”. UP-ja do të ketë prorektorin për buxhet dhe financa, mësimdhënie dhe çështje për studentë, kërkime shkencore, bashkëpunim ndërkombëtar, si dhe zhvillim të cilësisë. Lista me emrat e propozuar për prorektorë, nga rektori Ramadan Zejnullahu pritet të publikohet të enjten, për herë të parë në mbledhjen e Senatit, dhe më pas të adresohen në Këshill Drejtues për votim.

Ndonëse kjo listë po mbahet si “sekrete” nga rektori Zejnullahu me qëllim që bashkëpunëtorët e tij të mos përballen me ndonjë formë të presionit, emrat që përmenden nga profesorët universitarë si të kontaktuar nga rektori janë Eda Vula profesoreshë në Fakultetin e Edukimit, e cila vjen nga fusha e matematikës, Qerim Qerimi profesor në Fakultetin Juridik në fushën e diplomacisë, Arbnor Pajaziti profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Ymer Havolli profesor në Fakultetin Ekonomik..(Shkrimin e protë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës zëri)


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51