Ekonomia

Ballina / Ekonomia / Ekonomia
Korrupsioni “mbyt” bizneset
Liridon LLapashtica Publikuar: 01.10.2014 - 08:36

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), edhe një herë është kritikuar në Raportin e Progresit për çështjen e korrupsionit.

Në këtë raport thuhet se korrupsioni është më i shprehur në prokurim gjatë vitit që po e lëmë. Në këtë raport thuhet se rreth 380 ankesa janë pranuar rreth prokurimit publik, ndërsa 330 prej tyre janë trajtuar.

Një ulje e lehtë kjo në krahasim me periudhën e mëparshme raportuese. Raporti thekson se prej 600 zyrtarëve të prokurimit, 530 janë të certifikuar për punën e prokurimit.“Në përgjithësi, kuadri ligjor (i prokurimit) përgjithësisht është në përputhje me standardet e BE-së dhe është jo-diskriminues”, thuhet në raport, i cili thekson se në gjykimet e nivelit të lartë, nëntë njerëz janë gjetur fajtor për akuza të lidhura me korrupsionin në prokurim.(Shkrimin e protë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës zëri)


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ekonomia