Zip

Ballina / Zip / Jeta
Çokollata e mbron organizmin nga shumë sëmundje
Publikuar: 01.10.2014 - 09:02

Ëmbëlsira që nuk do të refuzonim dot është pikërisht çokollata. E bardhë, e zezë me fruta apo jo nuk ka rëndësi. Përveç shijes së parezistueshme secila prej tyre ka disa efekte befasuese në shëndetin e njeriut. Njihuni me historinë e çokollatës dhe efektet e saj. Pothuajse gjatë gjithë periudhës së Mesopotamisë, çokollata përdorej si pije. Në nëntor të vitit 2007, arkeologët raportuan gjetjet e kultivimeve më të hershme të kakaos, të cilat datojnë rreth vitit 1100 deri 1400 p.e.s në Puerto Escondido, Honduras.

Majat e kultivonin kakaon në kopshtet e tyre dhe e përdornin për të prodhuar një pije me shije të hidhur, e cila përdorej vetëm me raste të veçanta. Ndërsa, në Evropë ajo u prezantua për herë të parë nga Montezuma dhe filloi të konsumohej kryesisht pas vaktit të drekës. Për vite të tëra prodhimi i çokollatës nuk ndryshoi derisa erdhi periudha e revolucionit industrial që i dha çokollatës formën që ajo ka edhe sot.

- Llojet e çokollatës: Ekzistojnë lloje të ndryshme të çokollatës. Çokollata e pastër, pa sheqer përmban vetëm kakao dhe gjalpë kakaoje, ndërsa ajo që ne e konsumojmë sot është një kombinim i kakaos me sheqer. Çokollata me qumësht është një kombinim midis kakaos, qumështit të freskët apo atij pluhur dhe sheqerit. Çokollata përmban alkaloidë, të cilat kanë disa efekte psikologjike te njerëzit, ndërsa çokollata e zezë përmendet shumë për efektet pozitive që ka në shëndetin e gjithsecilit, pasi përmban antioksidantë, të cilat zvogëlojnë formimin e radikaleve të lira. Çokollata e bardhë nuk ka në përmbajtje të saj aspak kakao, por vetëm gjalpë kakaoje, qumësht dhe sheqer, ndërsa ajo e zezë ka sasi të mëdha yndyrash. Çokollata, e cila nuk ka fare sheqer është thjesht liker çokollate dhe ka shije të hidhur.

- Ndikimi i çokollatës në shëndetin e njeriut: Çokollata është një prej kënaqësive më të mëdha në jetë dhe si e tillë shijohet në maksimum, por ajo ndikon edhe shumë pozitivisht te shëndeti i njeriut. Çokollata e zezë ndikon pozitivisht në rrugët e frymëmarrjes, lufton kancerin, stimulon trurin, parandalon kollën, ndërsa efekti afrozodiak nuk është provuar akoma.
Sipas kërkimeve të fundit, konsumimi i sasive të caktuara të çokollatës ndihmon në luftimin e sëmundjeve të ndryshme, por duhet pasur shumë kujdes kur bëhet fjalë për sasinë sepse konsumimi i tepërt çon në rritje të kolesterolit. Shkrirja e çokollatës në gojë ndikon në rritjen e aktivitetit të trurit. Këto pra janë dobitë që i kemi nga konsumimi i çokollatës, andaj nëse dëshironi t’i parandaloni sëmundjet e caktuara konsumoheni atë, por kuptohet në sasi të moderuar.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Zip
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51