Kidz

Ballina / Kidz / Kidz
Si t’i ndihmoni fëmijët rreth detyrave?
Publikuar: 01.10.2014 - 09:14

Të mësuarit nuk kufizohet vetëm me shkollën. Specialistët mendojnë se duhet kontrolluar edhe procesi jashtëshkollor. Objektivi kryesor i detyrave të shtëpisë është përfundimi i një pune nga fëmija në mënyrë të pavarur nga mësuesi, prindi apo kujdestari tjetër. Në këtë mënyrë fëmija mund të shtojë njohuritë e marra dhe të krijojë një mënyrë individuale të menduari. Prindërit apo mësuesit duhet t’i shpjegojnë fëmijës rëndësinë dhe domosdoshmërinë e zhvillimit të detyrave të shtëpisë, në mënyrë që ai të kuptojë rëndësinë dhe t’i bëjë rregullisht pa u mërzitur.

- Motivojini: Pushimi në orare të caktuara dhe shpërblimi i fëmijës me diçka rrit motivimin e tij. Duhet treguar kujdes dhe në oraret e ngrënies e të gjumit. Fëmija duhet të pushojë pak pasi të vijë nga shkolla. Gjatë kësaj kohe ata mund të bisedojnë me
prindërit, të luajnë apo të hanë diçka. Për sa i përket kohës që duhet të bëjë detyrat, prindi duhet të vendosë bashkë me fëmijën.
- Mbështetini: Ndihmojeni fëmijën gjatë bërjes së detyrave. Kjo nuk do të thotë se duhet t’ia bëni ju, por mund ta udhëzoni rreth mënyrës së zhvillimit. Në këtë mënyrë do të mbështetni dhe zhvillimin emocional. Zhvillimi i detyrave të shtëpisë nga ana e prindërve i bën fëmijët dembelë. Bëjani të qartë fëmijës se detyrat duhet t’i bëjë vetë dhe se mund ta ndihmoni kur është e nevojshme.
- Kontrollojani detyrat: Kontrollimi i detyrave të shtëpisë nga ana e prindit i jep fëmijës mundësinë të shohë gabimet dhe t’i rregullojë ato. Nga ana tjetër, mësuesit duhet t’i analizojnë me kujdes detyrat dhe të bëjnë vlerësime motivuese. Sepse nëse mësuesi nuk i kontrollon me kujdes apo nuk i vlerëson ashtu siç duhet, mund të ndikojë në largimin e dëshirës për bërjen e detyrave tek fëmija.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kidz