Kidz

Ballina / Kidz / Poezi
Aktorit të madh
Publikuar: 01.10.2014 - 09:16

Xhim Belushit)

Nga vendlindja
herët u largove,
të priu bindja
n'Amerikë shkove.
Shkëlqeve si aktor
i njohur në botë,
ndrite si meteor
nëpër filma plot!
Luajte shumë role
me t'lartën aftësi,
te fëmijët mbolle
pafund dashuri!
Në të gjitha vende
u bëre i adhuruar,
shikuesit i çmende
me humor t'holluar!
Shqiptarët kudo
ndiejnë krenari,
si t’i aktor, kupto
s' lind n'Arbëri!
Edhe bota kënaqet
për talentin e rrallë,
mediat mbushin faqet
shikuesit plot në sallë!
- Qofsh prore me fat
t'u prarofshin mentë!
kryet ngrinim lart
për tëndin talent!

Irfan Cana


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kidz