Sporti

Ballina / Sporti / Vendore
Trepça – Prishtina 0:3
Publikuar: 01.10.2014 - 09:28

 

Komisari i Garave në Raiffaisen Superligën e Kosovës në futboll, pas kompletemit të gjithë materialit të domosdoshëm për regjistrimin e ndeshjëve të Javës së 7-të, e posaqërisht të ndeshjës së ndërprerë Trepça-Prishtina, bazuar në gjithë materialin ekzisstues në lëndë e në përputhje të  dispozitave të Propozicioneve e Rregullorës së garave, në afatin e paraparë për regjistrimin e ndeshjes së përmendur, mori vendim që ndeshja Trepça – Prishtina te regjistrohet me rezultat 0:3.

Komisari ka konstatuar se ndeshja është ndërprerë në minutën 21 shkaku i hyrjës së shikuesëve nga tribuna në fushë. Komisari i  garave vërtetoi se shkak i ndërprerjës së kësaj ndeshjes ishte hyrja e shikuesëve vendas në fushë më ç’rast krijohet një pasiguri e madhe për vazhdimin e ndeshjës konfrom rregullave të lojës së futbollit, si dhe fillimi i konfrontimit më shikuesi e ekipit mysafir në anën tjetër të stadiumit.

Klubi nikoqir konform nenit 17 të aPropozicioneve të garave është pergjegjës për organizimin e ndeshjës, rresepktivisht bazuar nënin 18 paragrafi 6, pika 1 zyrtari përgjegjës për siguri I shënuar në Protokolin e ndeshjës, - ka detyrim për sigurimin e personave zyrtar dhe lojtarëve të ekipit mysafir para, gjatë dhe dhe pas përfundimit të ndeshjës,

Me që bazuar në nenin 18 paragrafi 1 pika 14 dhe 16 nikoqir(këtë rast KF “Trepça” - ka detyrim të sigroi kushtet pa pengesë për zhvillimin dhe përcjelljën e ndeshjës, e cila në rastin konkret nuk ka ndodhur dhe përgjegjësia është e ekipit që ka organizuar ndeshjen.

Në këtë drejtim ekipi nikoqir ka për detyrë të bëjë sigurimin e terrenit ku zhvillohet ndeshja, gjatë tërë kohës së zhvillimit të saj, përmes numrit të caktuar të pjestarëve të Policisë së Kosovës, në proporcion më peshën dhe rëndësinë e saj të cilën gjë nuk e ka krye. Andaj, në bazë të nenit 48 të Propozicioneve të garave, Komisari ka vërtetuar se klubi nikoqir nuk ka ndërmarrë masat e mjaftueshme për të parandaluar dhe penguar incidetet që kanë ndodhur e që kanë shaktuar edhe ndërprerjën e ndeshjës,

Në kërkesën e gjyqtarit kryesor për zbrazjën e tribunave, një kërkesë të tillë ekipi nikoqir nuk e ka përfillë, duke i endur herë në njerën e herë në anën tjetët të stadionit, ndërsa ekipi nikoqir si organizator i ndeshjës nuk ka mundru të krijoj kushtet për vazhdimin e ndeshjës edhe pas 40 minutave të pritjës së përsonelit në gadishmeri për të vazhduar ndeshjen.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti