Ditari

Ballina / Ditari / Ballkan & Botë
Edhe sllovenë xhihadistë
Publikuar: 01.10.2014 - 09:33

Kur javën e kaluar e kam takuar në Vërhnicë, mezi e njoha. Ka mjekër të gjatë, vesh pantallona si të ushtrisë dhe xhemper të zi – flet për Boshtjan Skubicën një i afërm i tij nga Podlipa. Herën e fundit e kishte parë para rreth tri vjetësh. Atëherë nuk kishte mjekër dhe të gjithë në Podlipë, nga e ka nënën Skubica, e mbajnë mend si njeri si i ka hije. Por, një kohë, thonë, punonte në ndërmarrjen komunale të Lubjanës.

I rritur në Vërhnicën e afërme, 22 kilometra nga Lubjana, bashkë me bashkëshorten ai që sa kohë jeton në kryeqytetin e Sllovenisë. Flitet se të dy e kanë pranuar fenë myslimane. Tash, thonë vendësit, Boshtjan Skubic mund të ketë rreth 40 vjet. Si i ri, tregojnë, si vullnetar ka shkuar të luftojë në Kroaci e më pas edhe në Bosnjë-Hercegovinë.

Boshtjan Skubic është bërë këto ditë lajm kryesor në Slloveni, pasi që Policia lubjanase ka njoftuar opinionin se ekziston rreziku që bashkë me Roki Zhavbin ka luftuar në Siri në anën e grupit famëkeq “Shteti Islam”, pjesëtarë të të cilit mbjellin terror nëpër Siri e Irak. Policia ka bastisur shtëpitë e dy shtetasve sllovenë dhe në njërën ka gjetur armë ilegale.

Shumë shpejt u mor vesh se fjala është për Skubicën dhe Zhavbin të cilët në Siri, thonë mediet, i ka rekrutuar prijësi salafist i xhihadistëve në Bosnjë e Hercegovinë, Bilall Bosniq, i cili në fillim të qershorit është arrestuar në një aksion të madh të Policisë në BH. Hetimi ka vazhduar në Slloveni dhe të dytë, njoftojnë mediet sllovene, një kohë të gjatë i ka përcjellë agjencia e inteligjencës SOVA.

Shumë pak kohë pas ndalimit ata janë liruar dhe do të gjykohen për mbajtje të paligjshme të armëve, por jo edhe për terrorizëm. Ndër armë të tjera, atij i është gjetur edhe një raketë M80, e njohur si “Zola”. Banorët e Podlipës, një fshat shumë i qetë, janë të habitur dhe nuk e kanë të qartë se ku i mori këto armë Boshtjan Skubic, të cilin e njohin për djalë të qetë dhe simpatik. Po ashtu, ata s’mund të besojnë se ky djalosh, i cili kishte raporte të mira me të gjithë, mund t’i përkasë një organizate terroriste. Gruaja e tij ka pranuar para gazetarëve të “Slovenske Novice” se Skubica bashkë me Roki Zhavbin, me profesion infermier, ka qenë në Siri, ku janë kujdesur për të plagosurit.

“Askë s’e ka vrarë as ka shtënë në ndokë. Kur e ka parë si është atje, është kthyer në Slloveni”, ka deklaruar partnerja e Skubicit, duke shtuar se burri i saj nuk është terrorist. Ka konfirmuar se të dy kanë kaluar në islam, i cili sillet me respekt ndaj të gjitha qenieve të gjalla.

Me zbulimin e armëve dhe njerëzve të lidhur me islamin janë të befasuar edhe në Administratën e komunës në Vërhinci, 16.000 banorë të të cilës kryesisht punojnë në Lubjanën e afërme. Drejtoresha Vesna Kranjc thotë se të gjitha i kanë marrë vesh nga mediet dhe se rasti është në kompetencë të Policisë e të drejtësisë.

“Jeta në Vërhnicë është e qetë dhe e sigurt. Nuk i frikohemi terrorizmit”, ka thënë mes tjerash ajo.

Gazetat sllovene shkruajnë se agjentët e atjeshëm tash bukur do kohë vëzhgojnë punën e dy shoqatave islamike, të cilat kinse mbështesin islamikët radikalë. Se këto ngjarje në Slloveni nuk janë krejt të pasherrë, mund të konstatohet nga deklarata e ambasadorit të SHBA-ve në Lubjanë, Joseph A. Mussomeli, se policia e agjentët po e bëjnë mirë punën e tyre, por nuk mund të përjashtohet mundësia e rrezikut. (jutarnji.hr)


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari