Ditari

Ballina / Ditari / Ballkan & Botë
Bazat turke do të përdoren kundër “Shtetit Islam”
Publikuar: 01.10.2014 - 09:56

Sipas një propozimi të qeverisë turke, të paraqitur të martën në mbrëmje, Parlamenti i vendit do ta shqyrtojë mundësinë që forcat e huaja ushtarake të përdorin bazat turke për operacionet kundër “Shtetit Islam” në Siri dhe në Irak.

“Këshilli i ministrave ka vendosur të kërkojë leje nga Parlamenti që të dërgojë, nëse është e nevojshme, forcat e armatosura turke në vende të huaja për operacione dhe ndërhyrje transkufitare, dhe të pozicionojë ushtarakët e huaj në Turqi për të njëjtat qëllime”, thuhet në një komunikatë.

Parlamenti duhet ta debatojë këtë propozim të enjten. Ai duhet të miratohet duke pasur parasysh shumicën e fuqishme që e ka Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP), partia islamo-konservatore në pushtet. /Zëri/


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51