Ditari

Ballina / Ditari / Shoqëri
Shumë të interesuar për seminar të Spitalit Medicine
Publikuar: 01.10.2014 - 10:02

Rreth 30 persona ishin prezent në seminarin e parë të organizuar nga Spitali Medicine në ndërtesën e këtij spitali. Temë diskutimi ishin temperaturat e larta tek fëmijët dhe tema tjera në interes të pjesëmarrësve.

Kohë më parë Departamenti i Mjekësisë Familjare filloi me organizimin e seminareve për të gjithë të interesuarit. Trajnime të tilla me tema të ndryshme si temperaturat e larta tek fëmijët, alergjitë e ndryshme, obeziteti, mënyra e të ushqyerit e shumë tema tjera janë duke u trajtuar në këto trajnime me qëllim të parandalimit dhe trajtimit të këtyre sëmundjeve në mënyrën më të lehtë të mundshme.

“Temë diskutimi ishin temperaturat e ngritura të fëmijëve, temë që u shtjellua në formë të bashkëbisedimit me pjesëmarrës. Bashkë me pjesëmarrës u dakorduam që tema e rradhës të jetë ushqimi i shëndoshë dhe pesha.”, deklaroi Dr. Cem Bagdatli, udhëheqës i departamentit të mjekësisë familjare në kuadër të cilit organizohen trajnimet për qytetarë.

Qëllim i këtyre seminareve mësohet të jetë vetëdijësimi dhe këshillimi profesional për mënyrat e përkujdesjes në raste të ndryshme dhe synojnë prindërit e rinj si dhe nënat shtatzëna. Trajnimet janë të hapura, pa pagesë dhe mbahen në tri gjuhë të ndryshme, atë angleze, turke dhe shqipe.

“Në trajnimin e parë të pranishëm ishin diku rreth 30 pjesëmarrës dhe jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin dhe bashkëbisedimin. Vlerësojmë që këshillat e dhëna ishin të rëndësisë së veçantë për nënat dhe për shëndetin e fëmijëve dhe foshnjave.”, deklaroi tutje Dr. Bagdatli.

Trajnime të tilla do të mbahen në baza të rregullta mujore dhe temat e diskutimeve do të paralajmërohen paraprakisht nga zyrtarë të Spitalit Medicine andaj edhe ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë. Tema për seminarin e muajit Tetor do të jetë "Ushqimi i shëndetshëm dhe pesha".

“Është më se i rëndësishëm përkujdesi dhe parandalimi i komplikimeve dhe sëmundjeve të ndryshme andaj edhe pjesëmarrja në forma të tilla të diskutimit dhe mësimit është më se e rëndësishme dhe ndikon në shëndetin e të gjithëve.”, deklaroi Dr. Bagdatli në fund të bisedës.

Spitali Medicine vazhdon të ofrojë shërbime mjekësore profesionale për të gjithë, duke u vlerësuar si një nga spitalet më të besuara në vend. Përmes shërbimeve dhe stafit profesional, Spitali tani vlerësohet të jetë qendër referuese për kujdesin e përgjithshëm mjekësor.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51