Kronika e zezë

Ballina / Kronika e zezë / Kronika e zezë
Rryma mbyt vajzën njëvjeçare
Publikuar: 01.10.2014 - 11:00

Skenderaj Një vajzë njëvjeçare dje në Prekaz të Epërm të Skenderajt ka humbur jetën pasi kishte rënë në kontakt me rrymën.

Ishte ora 16:40 kur fëmija kishte shfrytëzuar pakujdesinë e familjarëve dhe kishte kapur një tel rryme duke pësuar tronditje. Familjarët e tmerruar duke parë vajzën njëvjeçare në atë gjendje kanë reaguar shpejt dhe menjëherë kanë marrë fëmijën dhe janë nisur për ti dhënë ndihmën e parë në Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj por ajo nuk ka arritur t’i përballojë plagëve nga tensioni elektrik dhe në shtëpinë e shëndetit është sjellë pa shenja jete.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës si pasojë e kontaktit me rrymën. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori dhe ekipi i mjekësisë ligjore. Me urdhër të prokurorit trupi i fëmijës dërgohet për obduksion në IML.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kronika e zezë