Zip

Ballina / Zip / Yjet
Elhaida Dani, fituese e "The voice" në Itali?
Publikuar: 29.05.2013 - 10:20

Mediat italiane shkru ajnë se fituesja e talent show-t "The Voice of Italy" sipas shumë gjasave, do të jetë pikërisht 20-vjeçarja shqiptare Elhaida Dani.

"Rete 24", në një artikull online shprehet se "këngëtarja e re, e lindur dhe e rritur në Shkodër, ka një zë të bukur e të fuqishëm, por ajo që bën më shumë përshtypje është fakti që ka marrë pjesë në disa talent show në vendin e saj".

Në shkrimin mbi Elhaidën përmendet pjesëmarrja në "Star Academy" dhe fitoret e saj në festivalin "Top Fest" dhe në "Champions League" në Rumani. "Elhaida duket super e favorizuar për të fituar këtë edicion të 'The Voice', megjithëse thuajse gjithmonë ka kënduar në anglisht", shkruan "Rete 24".

Të enjten, më 30 maj do të transmetohet në televizionin italian "Rai 2" nata finale e talent show-t "The Voice of Italy". Do të garojnë midis tyre katër këngëtarët e mbetur në skuadrat e Piero Pelu, Rafaela Carra, Noemi dhe Ricardo Cocciante. Këngëtarja shqiptare është e përzgjedhura e Cocciante-s. /balkanweb/


Komento
Komente (1)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
fort po rreni edhe ju, ende nuk eshte mbajt nata finale e ju keni shpall fituese, shpresoi te jetë fituese dhe deshiroi te jet. shkrimit tuaj me titullin e lartshenuar popullorqe i thonë: me pjellë pa i kcy(,,hypë") hiq.
bekim
rekomanduar (1)
29 May 2013
10:48
 
Me shume nga Zip
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51